Majk tregon problemet ekonomike dhe psikologjike që i ka shkaktuar COVID-19

Këtë të martë në “Edicioni Veror 2020”, ka qenë i ftuar artisti i njohur Majk.

Kastriot Rexha, i njohur ndryshe si Majk, vazhdon të mbetet aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Tashmë ai ndodhet në Dhërmi për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, artisti tha se për shkak të pandemisë nuk kishte lëvizur nga Prishtina.

“Nuk e di sa do të qëndroj, nuk kam bërë plane. Tashmë club-et janë të mbyllura dhe vendosa të pushoj pak. Prej katër muajsh nuk kam lëvizur nga Prishtina”

Sa i përket karantinës, Majk u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë.

“Me thënë të drejtën jam mërzitur. 3-4 muaj lajme të këqija, depresion. Karantinën e kam kaluar me familjen”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai foli edhe për planet e tij sa i përket karrierës muzikore.

Për shkak të pandemisë Majk tha se nuk ka qenë situata që pritej pasi kishte në plan nxjerrjen e një albumi.

Majk tregoi gjithashtu tregoi se për shkak të pandemisë ka anuluar shumë koncerte.

“Kemi humbur shumë. Me rëndësi është të jemi mirë, të kemi familjen sa më mirë dhe të kemi sa më pak viktima. Në fund të fundit koncertet do të vijnë sërish”, tha Majk.

Image

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit