4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Bindet ?

Kreut të PDK-së, Hashim Thaçit, nuk i ka shkuar takimi i sotëm ‘huq’ me Grupin Parlamentar të partisë së tij.
Ai ka arritur që t’i bind të paktën katër deputetët të kësaj partie që të votojnë ‘pro’ themelimit të Speciales.

Burime të ORAinfo brenda takimit kanë bërë të ditur se deputetët të cilët kanë ndryshuar qëndrim ndaj Speciales janë, Blerta Deliu-Kodra, Xhevahire Izmaku, Flora Brovina, Rafet Rama dhe Nezir Çoçaj.

Me sigurimin e votave nga këta deputetë, koalicionit qeverisës PDK-LDK i kanë votat e mjaftueshme për kalimin e Speciales.

Në PDK nuk kanë dashur të flasin në lidhje me takimin që zhvillojë lideri i tyre me deputetët e këtij subjekti politik në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, pas takimi kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se Specialja do të votohet dhe se Kuvendi nuk do të shkojë në pushim pa u miratuar ajo.

Muajin e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë thënë ‘Jo’ krijimit të Gjykatës Speciale, e cila ka për qëllim gjykimin e krimeve të supozuar gjatë luftës në Kosovës nga ish-pjesëtarët të UÇK-së.

E dështimi i votimit të Speciales ka nxitur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar nga udhëheqësit institucional që urgjentisht të votojnë Specialen, në të kundërtën, sipas tyre shteti i Kosovës do të ketë pasoja afatgjate në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane

Më Shumë

Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

Prizreni vazhdon të përballet me krizë energjetike.   Mbrëmjen e së martës, si pasojë e mbingarkesës përkundër intervenimeve në disa zona, në lagjet “Bajram Curri” dhe...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Lajmet e Fundit