Policia dhe inspektorët mobilizohen për kapjen e keqpërdoruesve të ujit

Policia dhe inspektorët e Komunës së Prizrenit, do të angazhohen në kapjen e keqpërdoruesve të ujit të pijshëm.

Menaxheri për Furnizim të Konsumatorëve në “ Hidroregjionin Jugor” në Prizren,Hysni Ahmeti, tha se keqpërdorimet e shumta nga qytetarë të pandërgjegjshëm, po ndikojnë dukshëm në furnizimin me ujë.

“Ky trend është i vazhdueshëm, dhe për këtë arsye kemi ftuar që të na japin përkrahje në zgjidhjen e këtij problemi edhe organet përkatëse komunale dhe policia”, tha Ahmeti

Menaxhmenti i Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” në Prizren, sot ka ftuar në një takim drejtues të policisë rajonale të Prizrenit , drejtorin e shërbimeve publike dhe atë të inspektorateve, për të diskutuar rreth furnizimit me ujë të këtij rajoni e në veçanti atë të komunës së Prizrenit.

Të gatshëm për të dhënë kontribut në zgjidhjen e këtij problemi përmes ndihmës konkrete zyrtarë të Drejtorisë së Inspektorateve.

Drejtori Bedri Bytyçi , premtoi se do të jenë pranë tyre në çdo kohë , me qëllim që t’i jepet fund një fenomeni të tillë.

Pa asnjë rezervë Kompaninë e “Hidroregjionit Jugor” do të mbështesë edhe policia rajonale e Prizrenit.

Drejtori Nexhmi Krasniqi, tha se, do të asistojnë në çdo situatë dhe keqpërdoruesit e ujit të pijshëm të vihen para drejtësisë/TV Prizreni/

Më Shumë

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit