14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Bir i shqipes

Shkruan : Sahit F. Osmani

(Naim Frashërit, 25 maj 1846 – 19 tetor 1900)

Na erdhe me krahët e shqipes
Fluturove anembanë atdheut
Nga lartësitë rrezatove mbi troje
Me dashurinë e madhe të zemrës

Sot eshtrat të prehen në atdhe
Atdheut që i dha dritë Skënderbeu
Aty ku shpirtërat dritë rrezatojnë
Dhe Dritë e shenjtë e Qiririt tënd

I tretur je por mbi lartësitë qëndron
Rrufeshëm me krahët e shqiponjës
Ti mësuesi ynë i madh i popullit
Bir i shqipes që në çdo kohë rrezaton

Më Shumë

Lajmet e Fundit