11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Dëgjohen dëshmitarët në rastin e vrasjes së Elmir Kryeziut në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar shqyrtimit kryesor ndaj Haxhi Selmanajt, i akuzuar për vrasjen e Elmir Kryeziut në lagjen Tusuz në Prizren.

Në këtë seancë dhanë dëshmitë e tyre Zeqir Kryeziu, Hava Shala dhe Përparim Shoshaj, ndërsa nuk u paraqit në Gjykatë dëshmitari Shkëlzen Selmanaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në dëshminë e tij, dëshmitari Zeqir Kryeziu, i cili është vëllau i të ndjerit Elmir Kryeziu, deklaroi se me të akuzuarin kanë qenë shokë deri në momentin e rastit kritik dhe se dy apo tri javë para ngjarjes kritike, i akuzuari i kishte ofruar që të shiste lëndë narkotike, mirëpo ai kishte refuzuar ofertën.

Në pyetjen e prokurorit Genc Nixha, se si ka filluar dhe cilat kanë qenë motivet e zënkës në mes të tij dhe të akuzuarit, dëshmitari  Kryeziu  deklaroi se në ditën kritike zënka në mes tij dhe të akuzuarit ka filluar në momentin kur i akuzuari i ka kërkuar një cigare, por pasi që nuk kishte cigare, i njëjti është nervozuar dhe ka filluar të shajë anëtarët e familjes.

Tutje dëshmitari Kryziu deklaroi se ishte i akuzuari ai që filloi sulmin ndaj tij duke e goditur së pari me grusht e pastaj e kishte nxjerr thikën nga xhepi i jaknes dhe me atë thikë e kishte sulmuar vëllanë e toj, tashmë të ndjerë.

Për të akuzuarin, dëshmitari Zeqir Kryeziu deklaroi se në fillim të shoqërisë e cila ndodhi 1-2 muaj para ngjarjes kritike, sjelljet i ka pasur të mira, mirëpo më pas me kalimin e kohës sjelljet e tij kanë qenë të dhunshme dhe se në një moment e kishte goditur me shuplakë.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit, avokatit Esat Gutaj se përveç të akuzuarit a ka pas dikush tjetër brisk apo thikë, dëshmitari Kryeziu deklaroi se ai në momentin kritik e ka poseduar një çaki, duke thënë që të njëjtën e mban vazhdimisht me vete dhe atë ditë e ka nxjerrur nga xhepi me qëllim që ta frikësojë të akuzuarin.

Tutje dëshmitari Kryeziu deklaroi se deri sa ishte duke u përleshur më të akuzuarin Haxhi dhe në një market aty afër  ishte vëllau Elmiri dhe me të parë që ata po përleshen, ai kishte reaguar menjëherë dhe është afruar afër tij me qëllim për ta dal dhe ta dërgojë  në shtëpi dhe pasi që Elmiri ka arrit ta ndal vëllain e tij, dyshimtari ka deklaruar se është nisur për në shtëpi, ndërsa Haxhiu në atë moment e ka sulmuar Elmirin.

Në fund dëshmitari Zeqir Kryeziu deklaroi se deri sa ishte në një largësi prej 5-6 metrash e ka parë vëllanë e tij i cili ka qenë duke ardhur në drejtim të tij, i cili ishte duke e mbajtur gjoksin me dorë dhe pastaj e ka dërguar në shtëpinë e fqiut Përparim Shoshaj.

Pas përfundimit të dëshmisë së Zeqir Kryeziut, dëshminë e saj e dha dëshmitarja Hava Shala.

Dëshmitarja Shala deklaroi se shitorja e saj nga vendi i ngjarjes është larg diku 50 metra dhe pasi që kishte dalur jashtë të ia japë kosin që paraprakisht e kishte blerë i ndjeri Elmir Kryeziu, e ka parë se ai ishte duke e mbajtur me dorë gjoksin dhe ishte nisur në drejtim të lokalit dhe menjëherë ka hyp në veturën e komshiut dhe janë nisur në drejtim të spitalit.

Ndërsa dëshmitari tjetër dhe i fundit për këtë seancë u paraqit Përparim Shoshaj, i cili deklaroi se ishte duke drekuar në shtëpinë e tij dhe në atë moment në dritare kishte trokitur Zeqir Kryeziu dhe i kishte thënë “vëllanë ma kan shpërthy, a mund vjen të shkojmë deri në spital” dhe pasi kam marr qelsat e veturës menjëherë kemi vazhduar për në spital.

Dëshmitari Shoshaj tutje deklaroi se në momentin kur e kanë vendosur të ndjerin në veturë, ka qenë me vetëdije por i këputur, ndërsa në momentin kur e kanë dërguar Elmirin në spital e kanë lajmëruar babin e Elmirit, Feritin, i cili pasi që ka ardhur në spital i ka thënë që ta marrë Zeqirin dhe ta dërgojë në shtëpi.

Pasi që dëshmitarët përfunduan dëshmitë e tyre, kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha, njoftoi palët se seanca e sotme përfundoi dhe se seanca e radhës do të mbahet me 01.12.2020 në ora 10:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të 15 korrikut 2020, Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, privon nga jeta tani të ndjerin Elmir Kryeziu, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Zeqir Kryeziu, vëllai i të ndjerit.

Në aktakuzë thuhet se i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt me të akuzuarin, pas çka kishte dalur dhe ishte nisur në drejtim të akuzuarit dhe në një moment i akuzuari e kishte nxjerur thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e kishte goditur tani të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe  ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës Elmir Kryeziu.

Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Ndërsa sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me datë kohe dhe vend të njëjtë, pa leje valide nga organi i autorizuar shtetëror mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.

Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Lajmet e Fundit