16 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

‘Bislimi hante në NISMA e punonte për VV-në’

Anëtari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka kritikuar fort ish bashkëpartiakun e tij, Xhevat Bislimi, pas kalimit të këtij të fundit në Vetëvendosje.

Hasani thotë se janë të pranueshme të gjitha lëvizjet egosite të Bislimit për pushtet. I kërkon atij të paktën të jetë brenda disa parimeve morale.

“Të ikësh nga një forcë politike e cila ka investuar në ty shumë, përveç të gjitha të tjerave edhe financiarisht, diku 700 euro në muaj dhe kur del në kampin tjetër të mundohesh që të denigrosh çdo njeri, është marrëzi”.

“Shkuarja jote në Vetëvendosje nuk ishte aspak befasi për ne. Ti punoje për Vetëvendosjen dhe synoje rrënimin e NISMA-s duke u munduar të sjellësh frymën tënde tek ne. Thënë troç: Ti haje në NISMA e punoje për VV-në. Pikërisht, për këtë arsye para tre muajve kam kërkuar nga kryetari Limaj që ti të largohesh nga NISMA”, ka shkruar Bajram Hasani, në profilin e tij në Facebook.

“Na bërë të qeshim me të madhe kur the që plani ishte që NISMA t’i bashkohej Vetëvendosjes. Jo nuk isht ky plani i NISMA-s, ky ekskluzivisht ishte plani yt Xhevat. Idetë e tua të vogla, përputhen mirë me konstruktin tënd shpirtëror dhe qenien tënde avantureske, sa të një parti sa te tjetra. Kot po bën spektakle të tilla, ti je një politikan shterpë. Madje logjika jote është banale, saqë po na vjen vështirë të dëgjojmë në TV apo të lexojmë në gazeta. Mirë që shkove edhe ti në këtë sezon shit-blerjesh. Ke harruar që NISMA ka një statut dhe nuk është han ku njerëzit bëjnë si të duan”.

“Edhe diçka Xhevat: Përmes teje jam njohur me kryetarin Limaj dhe pastaj jam futur në NISMA. Kur ti dole në VV u mundove të më marrësh edhe mua, por unë nuk të erdha. Mbrëmë në një emision më quajte ‘tugjar’ kur t’i kujtova disa gjëra që dëshiron t’i fshish. Pa më thuaj cili është ‘tugjari’ këtu?”, pyet ai në fund.

Më Shumë

Sekuestrohen armë dhe një sasi e municionit në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion gjatë një aksioni të zhvilluar në Prizren, pas një rasti të shtënave me armë zjarri...

Besmir Memaj rikthehet te Prizreni

KB Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e Besmir Memajt në skuadër, duke shtuar energji dhe përvojë për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. Klubi shprehet...

Lajmet e Fundit