Blloku vendos sot për seancën

Blloku VVIsa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti do të takohen sot, në orën 13:00, për ta bërë planin e veprimit për seancën e Kuvendit, të cilën ata e kanë thirrur për të enjten, me nënshkrimet e deputetëve të tyre.

Burime të Politiko.net kanë pohuar se në këtë takim do të vendoset nëse në seancë do të ketë vetëm debat të deputetëve, apo do të ketë edhe votim për Kryeparlamentarin.
Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, të cilit i është rezervuar posti i Kryeparlamentarit me Marrëveshjen e Koalicionit, ka deklaruar ditë më parë se më nuk do të kandidojë në rrethana të pasqaruara kushtetuese.

Ndërkohë, nga Blloku përjashtohet ndonjë kandidat tjetër.
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka deklaruar të martën se seanca e ka një rend të ditës – zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa ka pohuar se asaj do t’i paraprijë një debat i deputetëve.

Kështu, Blloku synon ta përmbushë Pikën 127 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas interpretimit të tyre. Ky është edhe qëllimi i Bllokut, e që për rrjedhojë do të mund të çonte në Gjykatën Kushtetuese.

PDK ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, të cilën e ka quajtur të jashtëligjshme dhe jovalide, ndërkohë që Lista Serbe dhe Grupi 6+ nuk janë prononcuar ende nëse do të shkojnë apo jo.

Kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, po ashtu ka ftuar për sot në takim partitë parlamentare, për të vendosur se kur duhet të thirret vazhdimi i seancës konstituive. Blloku ka përjashtuar mundësinë që të shkojë në këtë takim. / Politiko.net

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit