8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Blushi ia mbush Ramës selinë me protestues

Ditë protestash në Tiranë!

Ndërkohë që protestohej për një ndërtim tek Parku i Liqenit, dhjetëra persona u mblodhën përpara selisë së Partisë Socialiste, duke kërkuar zgjedhje për kryetarin.

Turma u mblodh aty pak përpara se të vinte deputeti Ben Blushi, i cili është pritur me duartrokitje nga protestuesit, që kanë hyrë edhe brenda në selinë rozë.

Blushi kërkon që të ketë zgjedhje për kryetarin e PS, duke theksuar se është shkelur statuti i partisë.

Pas një letre në mbështetje të Blushit, nënshkruar nga disa figura të PS, në media ka spekulime se sa mbështetës ka Blushi pas vetes.

Gazeta “Sot” shkruan se katër deputetët e identifikuar deri ditën e shtunë mësohet se janë vetëm disa anëtarë të një grupi të kristalizuar tashmë brenda grupit të madh parlamentar të PS. Numri shkon mbi 20 deputetë, por vetëm 11 ligjvënës janë gati të dalin publikisht kundër linjës së Edi Ramës dhe mënyrës së si ai po e menaxhon pushtetin.

Më Shumë

Nxënësit e Prizrenit garojnë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë

Nxënësit e klasave të nënta nga shkollat e Prizrenit po marrin pjesë në “Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe” Shqipëri–Kosovë, një garë...

Muzeu i Hidroelektranës në Prizren bëhet funksional, hap dyert për publikun

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se Muzeu i Hidroelektranës në Prizren tashmë është funksional dhe i hapur për vizitorët, pas përfundimit të...

Lajmet e Fundit