Boateng kërkon nga Messi t’i bashkohet Napolit si shenjë nderimi për Maradonën

Ylli ganez, Kevin Prince Boateng po i kërkon Lionel Messit t’i bashkohet Napolit, si nderim për klubin dhe argjentinasin e madh, Diego Maradona.

Maradona, ndoshta futbollisti më i madh që ka pasur futbolli ndonjëherë, vdiq në moshën 60 vjeçare pas komplikimeve në zemër.

Napoli riemëroi stadiumin e tyre në ‘Stadio Diego Armando Maradona’, në nder të futbollistit që ua solli dy tituj të Serie A.

“Shpesh dëgjoj për krahasimin mes Messit dhe Maradonës, prandaj do t’i bëj një propozim Leos”, ka deklaruar Boateng, transmeton Sinjali Sportiv.

“Ai duhet të shkojë në Napoli pasi kontrata e tij të skadojë me Barcelonën. Do të ishte mirë nëse ai vet e thirr presidentin De Laurentiis dhe i thotë: Unë po vij. Edhe nëse ata kanë pensionuar fanellën me numër 10, “unë do të doja të nderoja numrin 10 të Maradonas, dhe të luaja për një apo dy vjet në Napoli”, pa menduar për paratë, thjesht për zemrën“, ka deklaruar Boateng.

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Lajmet e Fundit