7.4 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Boksieri 25-vjeçar humb jetën pas dëmtimeve nga kundërshtari në ring – VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një dueli në ring. Luis Quinones ishte një emër i ri në botën e boksit, i cili dha jetën në “fushën e betejës”.

Në një ndeshje të peshave super të lehta për titullin kampion kombëtar, ai u ndesh me Jose Munoz (21), një luftëtar i pamposhtur deri në atë moment. Quinones 25-vjeç jo vetëm që u mposht për herë të parë, por dje, pas pesë ditësh në koma të induktuar, ai ndërroi jetë.

Boksieri kolumbian është rrëzuar përtokë pas goditjeve që ka marrë nga kundërshtari i tij në raundin e 8-të. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Barranquilla, ku u fut në një gjendje kome të induktuar.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i vdekjes së një boksieri këtë vit. Një tragjedi e ngjashme ka ndodhur më herët në Afrikën e Jugut. Disa muaj më parë, boksieri afrikano-jugor Simiso Buthelezi (24) vdiq pasi pësoi lëndime në tru në një ndeshje në peshë të lehtë kundër bashkatdhetarit të tij Siphesihle Mntungwa.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit: Plagë e hapur që kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues institucionalë, kanë përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Burimit, një ndër ngjarjet...

Lajmet e Fundit