17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Borë e shi edhe gjatë të shtunës

IHMK njofton se edhe të shtunën vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.

Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare.

Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius.

Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit.

Më Shumë

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Delegacioni i ZKA-së në Prizren, theksohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme,...

Lajmet e Fundit