8.1 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Borxhi publik i Kosovës arrin në 1.3 miliard euro në tremujorin e fundit

Borxhi publik i Kosovës po vazhdon të rritet muaj pas muaji si rezultat i ndikimit negativ të pandemisë Covid-19 në ekonominë e Kosovës dhe pritet të rritet ende edhe muajve në vazhdim.

Vetëm në tremujorin e fundit të këtij viti, borxhi publik i vendit ka arritur ta kapë shifrën e 1.3 miliardë eurove, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 është për 1.12 për qind më i lartë.

Ushtarakja Hatixhe Berisha rrëfen dashurinë për Serbinë, në Beograd e quajnë ‘heroinë’
Ndërkaq, si përqindje e të gjithë Bruto Prodhimit Vendor (BPV), borxhi publik këtë periudhë kohore ka arritur në 19.9 përqind nga vetëm 17.4 përqind që ishte më 2019, përcjell Buletini Ekonomik.

Kjo rritje e borxhit publik, sipas raportit më të fundit nga BQK-ja, me titull: “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike Nr. 32, Tremujori III/2020”, i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 18.7 përqind (që ka arritur në 934.5 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar r?nie p?r 0.3 përqind dhe ishte 407.3 milionë euro.

 

Në anën tjetër, sipas BQK-së, pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin publik është zvogëluar në 30.4 përqind, nga 34.2 përqind sa ishte në TM3 2019.

Ndryshe, pragu i borxhit publik i paraparë me ligj në Kosovë është 40 përqind e BPV-s?, dhe rrjedhimisht niveli i borxhit publik prej 19.9 përqind e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit, vlerëson Banka Qendrore e Kosovës.

“Sidoqoftë, ky nivel i ulët i borxhit publik mund të rritet shpejt në të ardhmen si rezultat ndikimeve negative të pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës dhe planeve të qeverisë për ta financuar deficitin buxhetor nëpërmjet borxhit publik”, thuhet më tutje në këtë raport të BQK-së.

Më Shumë

Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian të xhudos

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Kampionia jonë olimpike mundi në...

Zogjtë ‘zbresin’ në Universitetin e Prizrenit – 40 fotografi nga 12 vende dhurohen për art dhe vetëdije mjedisore

Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren ka pranuar një dhuratë të veçantë nga fotografi i njohur Liridon Shala. Ai ka dhuruar për universitetin 40 fotografi...

Lajmet e Fundit