16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Bosch-Qeverisë: Mbani duart larg nga sistemi i drejtësisë

Robert BoschAmbasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch ka porositur Qeverinë e re që t’i mbajë duart larg nga sistemi i drejtësisë dhe ta forcojë atë.

Ai duke folur në forumin ‘Fol hapur’, tha se prioritet numër një për Qeverinë e ardhshme duhet të jetë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Ai tha se nëse nuk ka sundim të ligjit nuk do të ketë as zhvillim ekonomik e as investitor të cilët nuk i besojnë sistemit.

Bosch ka theksuar se askush nuk mund ta mohoj që PDK ka fituar më së shumti vota dhe duhet të jetë në Qeveri.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku tha se edhe Serbia dhe Kosova kanë fituar në këtë dialog por Kosova do të fitoj edhe më shumë në të ardhmen me njohjen nga Serbia.

Më Shumë

Lajmet e Fundit