16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Botuesit nga Kosova, me hapësirë më të madhe në Panairin e Tiranës

Prishtine-panairi i librit14Pesëmbëdhjetë shtëpitë botuese nga Kosova, sivjet kanë pasur hapësirë më të madhe për të ekspozuar titujt e tyre në Panairin e Librit në Tiranë. Ekspozita më e madhe e librit në kryeqytetin shqiptar, është mbyllur të dielën mbrëma, duke lënë shije të mirë për pjesëmarrësit nga Kosova.

Në këtë edicion, morën pjesë 108 shtëpi botuese. Mes botuesve nga Kosova, ishin edhe “Buzuku”, Botimet KOHA etj.

Besian Zeneli, sekretar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, të dielën, i ka thënë gazetës se këtë vit Kosova është prezantuar shumë më mirë se viteve të kaluara. Ai është ndarë i kënaqur se si kanë rrjedhur gjërat.

“Panairi ka shkuar shumë mirë. Këtë vit Shoqata është nderuar më mirë se asnjëherë më parë, dhe na është dhënë një hapësirë më e madhe. Aranzhimi dhe gjithçka ka qenë shumë në rregull. Kjo më pas ka ndikuar edhe në prezantimin sa më të mirë dhe vizitueshmëri”, ka thënë Zeneli.

Sipas tij, e veçantë e këtij edicioni ka qenë sjellja e librit “Lulet e rrënimit” të nobelistit të sivjetmë, Patrick Modiano.

Më Shumë

Totaj diskuton për mundësin e bashkëpunimit me Rotary Club “Prizren””

Kryetari Shaqir Totaj sot priti kryetarin e Rotary Club "Prizren", Bujar Myftiun, sekretarin e klubit, Agron Didën dhe anëtarin Masar Gurgulen. Diskutuan për mundësitë e...

SBAShK-u proteston të mërkurën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën. Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10...

Lajmet e Fundit