2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Braktisja e Arsenalit, zgjedhja e Milanit dhe CR7: Bennacer në gjithë fushën

Mesfushori i Milanit, Ismail Bennacer, ka zbuluar arsyen se përse braktisi Arsenalin për t’u transferuar tek Empoli. Algjeriani shkëlqeu në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë, ku tashmë ndaj tij është vënë pas dhe PSG-ja.

“Arrita në Angli në korrikun e vitit 2015 dhe kam qëndruar në hotel për rreth dy muaj, pasi nuk dëshiroja të qëndroja te një familje që nuk e njihja. Ia arrita të kem një kontratë 4-vjeçare me Arsenalin, por do të doja të isha në një klub ku më donin”, deklaron mesfushori për “La Gazzetta dello Sport”.

”Nuk e njihja Empolin, por e pranova ofertën për të kaluar nga Premier League në Seria B, pasi atje do të luaja titullar. Bëra të njëjtën gjë kur vendosa të pranoj ofertën e Milanit. Ronaldo? Është fenomen në lojë, por është njeri si të gjithë ne. Mbaj mend kur luajtëm me Empolin kundër Juves, të gjithë shokët e mi të skuadrës i kërkuan selfie Cristianos, por unë jo”, mbyll Bennacer.

Më Shumë

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Dragashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e grave në biznes

Komuna e Dragash ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, që...

Lajmet e Fundit