Më 8 e 9 shkurt, takimi Mustafa-Vuçiq

Vucic-MustafaDialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë në fillim të muajit të dytë të vitit të ardhshëm, ku në Bruksel do të takohen kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Takimi është planifikuar të mbahet në Bruksel më 8 dhe 9 shkurt të vitit të ardhshëm, dhe tema kryesore pritet të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Siç shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”, tema tjera të këtij takimi do të jenë edhe çështja e pronave të serbëve, krijimi i kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe gjyqësori, transmeton lajmi.net.

Koordinatori i Ekipit Drejtues për themelimin e komunave të komunitetit serb dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e re në Prishtinë Ljubomir Mariq ka theksuar në një prononcim për këtë gazetë se është rënë dakord që ky asociacion të formohet brenda pesë muajve të ardhshëm.

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit