Brenda dasmës përrallore! Mbesa e Lady Dianës u martua me milionerin 5 vite më të madh se babai i saj

Dasma e Lady Kitty Spencer ka qenë tamam si në përralla. 30-vjeçarja i dha fund beqarisë, duke u martuar me milionerin 62-vjeçar, Michael Lewis. Ceremonia me shumë të ftuar u mbajt të shtunën në një kështjellë italiane të shekullit të 17 .

Vendi ishte arreduar plot stil dhe elegancë, ashtu siç i përshtatet një princeshe. Nusja, e cila është mbesa e Lady Dianës, shkëlqeu e gjitha e veshur me disa fustane të ndryshme. Veshjet e saj ishin krijuar nga shtëpia e modës “Dolce & Gabbana”, për të cilën ajo është ambasadore e markës.

Ndërkohë fustani kryesor i Kitty-t, me një dizajn të ndërlikuar me dantella dhe lule, qafë të lartë, mëngë të gjata dhe shpatulla të fryra, ishte ai që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Nga ana tjetër, “Daily Mail” shkruan se babai i saj, Earl Spencer, duket se nuk ka qenë në mesin e të ftuarve. Kjo për shkak të kufizimeve aktuale të udhëtimeve, ku kërkohet pesë ditë izolim pas mbërritjes në Itali.

Earl zbuloi së fundmi se ka një dëmtim në shpatull, i cili ka ndikuar në lirinë e lëvizjes, e mund të ketë qenë gjithashtu një shkak për mungesën në dasmën e së bijës.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, bashkëshorti i 30-vjeçares është pesë vite më i madh se  babai i saj Lady Kitty, Earl Spencer.

Brenda dasmës përrallore! Mbesa e Lady Dianës u martua me

Brenda dasmës përrallore! Mbesa e Lady Dianës u martua me

Brenda dasmës përrallore! Mbesa e Lady Dianës u martua me

Brenda dasmës përrallore! Mbesa e Lady Dianës u martua me

Brenda dasmës përrallore! Mbesa e Lady Dianës u martua me

Brenda dasmës përrallore! Mbesa e Lady Dianës u martua me

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit