27.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Britania fillon testet në njerëz për një vaksinë kundër COVID-19

Britania e Madhe gjatë kësaj jave ka filluar testet njerëzore për zbulimin e një vaksine të mundshme për COVID-19. Vendi shpreson që vaksina të jetë e disponueshme për mjekët dhe infermierët që punojnë në vijën e parë dhe më të prekurit para përfundimit të vitit.

Një nga 500 personat që morën pjesë në projektin e Universitetit të Oksfordit, duke shprehur privilegjin për të qenë pjesë e “skuadrës” së Oksfordit për zbulimin e vaksinës, ka treguar për BBC arsyet që e shtynë të nënshkruante emrin në listën e vullnetarëve.

“Pash njoftimin për projektin e Universitetit të Oksfordit në ‘Twitter’ disa javë më parë. Vura re kriteret kryesore dhe i përmbushja ato, kështu që vendosa të marrë pjesë. Se di pse, por kisha ndjesinë dhe doja të luaja rolin tim si individ në të gjithë kërkimin që po bëhet për këtë vaksinë”, ka thënë ajo.

E pyetur se nëse ishte e shqetësuar gjatë këtij procesi, pacientja e cila është njëkohësisht edhe nënë e dy fëmijëve, shprehet se: “Po. Dua të them se do të isha e çmendur nëse nuk do të isha. Por gjatë takimit me një mjek dhe një infermiere na u bë e ditur që ka një fije rreziku në të gjithë këtë, pra është ekzistent rreziku, por unë kam përshtypjen se po menaxhohet mirë”.

Mirëpo cili është ky rrezik?

Pacientja ndaj së cilës do të bëhen testet njerëzore në Britani shprehet se gjatë testimeve, pacientë të ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj vaksinës kur infektohen me COVID-19 dhe kjo është arsyeja pse ata mund të jenë në rrezik. “Nga ajo çfarë unë kuptoj është se sikurse për çdo testim njerëzor për vaksina, unë (ose çdo person tjetër në përgjithësi) mund të reagojmë ndaj këtij testimi. Pra, ky ka një efekt anësor dhe nëse unë bie në kontakt me COVID-19, gjërat mund të kthehen në më tepër serioze për shkak të vaksinës (pra varet se si do të reagoj trupi ndaj infektimit me virusin pasi është injektuar vaksina)”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Lajmet e Fundit