Dita e 7 e Malishevës pa asnjë të infektuar me Covid-19

Komuna e Malishevës, ka hyrë në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19. Në këtë komuna dje janë shëruar edhe dy raste të personave të cilët paraprakisht ishin prekur nga ky virus.

Kështu ka deklaruar kreu i Malishevës, Ragip Begaj.

“…janë shënuar edhe dy raste të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus. Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ndërkohë në Malishevë deri më tani janë 70 persona të prekur nga Covid 19, prej tyre 37 janë shëruar si dhe 1 person ka vdekur.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit