13 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Buja legalizon diplomat e dyshimta

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Ramë Buja, në fillim të këtij muaji ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ, në bazë të të cilit do të njihen edhe diplomat e dyshimta të fituara jashtë Republikës së Kosovës.

Udhëzimi Administrativ: “Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës”, i nënshkruar nga ministri Buja më 2 tetor të këtij viti, ka alarmuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), sipas së cilës ky Udhëzim nuk është hartuar në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe nuk përmban as kriteret e cilësisë të përfshira më parë në udhëzimin e vjetër.

Prandaj, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është e vendosur që të mos e njohë këtë Udhëzim Administrativ, pasi që, sipas tyre, nuk do të ruajë cilësinë, por do të legalizojë diplomat e dyshimta dhe jocilësore, të të gjitha niveleve.

Përmbajtja e këtij udhëzimi, sipas kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Ferdije Zhushi-Etemi, bie ndesh dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë. Zhushi-Etemi ka thënë se Ligji për Arsimin e Lartë është më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm sesa udhëzimi.

“Ky udhëzim do të rrezikojë cilësinë dhe standardet e arsimit të lartë në Kosovë”, ka thënë ajo për “Zërin” duke shtuar se Udhëzimi Administrativ nuk përmban kriterin që programet e institucioneve të arsimit të lartë të jenë të akredituara nga një trupë ekspertësh ndërkombëtarë, nga një institucion i njohur ndërkombëtarisht për akreditim./Zëri/

Më Shumë

Raporti ditor i PK’së, mbi 1500 gjoba dhe 64 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 537 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, janë raportuar edhe...

Çikat e Bashkimit shkëlqejnë në Prishtinë

Bashkimi ka dalë fitues me rezultat bindës 96:74 (26:18, 31:12, 23:17, 16:27) ndaj Trepçës, në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Prizrenaset vendosën ritmin e...

Lajmet e Fundit