Ministri Gashi, i vendosur të vazhdojë rrënimin e vilave në Prevallë

Prevalla7-12Inspektorati i Ministrisë së Ambientit ka ndërprerë për një ditë rrënimin e vikend shtëpizave dhe vilave në Prevallë të komunës së Prizrenit. Kjo për t’u dhënë afat një ditor pronarëve t’i mbledhin gjërat e tyre. Pushuesit, duke e parë tashmë se Ministria është e vendosur në shkatërrimin e tërësishëm të këtij kampingu, po mundohen që me shpejtësi t’i largojnë gjërat nga aty. Por dikush ka shfrytëzuar këtë rast natën e së premtes për të vjedhur në vilat gjysmë të rrënuara. Në disa vila mungojnë shumë gjëra, për çka ankohen pronarët, të cilët nuk ishin të pranishëm aty.

Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, është shprehur i vendosur të vazhdojë rrënimin e vilave që kanë tejkaluar përmasat e ndërtimit edhe në fshatin turistik, të cilat u takojnë zyrtarëve e politikanëve të shumtë, transmeton KTV.

Siç dihet, me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më 18 tetor kanë nisur rrënimet pa leje në kampingun veror në Prevallë të Prizrenit.

Sipas një vendimi të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pronaret e këtyre ndërtimeve ishin urdhëruar që në afat prej 15 ditësh të bëhet largimi i të gjitha objekteve montazh, të rrënohen të gjitha ndërtimet përcjellëse në kamp, të bëhet pastrimi i zonës së kampingut nga mbeturinat ndërtimore dhe të rehabilitohet sipërfaqja e degraduar natyrore.

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Lajmet e Fundit