9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

PK, trajnoi 100 vëzhguesit e saj

PK-trajnon vezhguesitPartia Konservatore e Kosovës ka trajnuar 100 vëzhguesit e saj për ditën e zgjedhjeve duke u fokusuar në detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë e tyre. Rëndësi të veçantë është dhënë problemeve dhe keqpërdorimeve të evidentuara nga zgjedhjet e kaluara komunale me qëllim që ato të mos përsëriten më.

Kandidati i Partisë Konservatore për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, është përqendruar në aftësitë dhe shkathtësitë e lobimit për përfitimin e votave duke prezantuar metodat e avancuara dhe të dëshmuara moderne.

“Metodat klasike të fushatave kur kombinohen me metodat moderne krijojnë mjete të fuqishme elektorale që zgjojnë interesimin e qytetarëve për të votuar, dhe Partia Konservatore e Kosovës është duke bërë këtë me sukse”, tha Kizolli.

“Puna juaj është madhore dhe e rëndësishme. Me përkushtimin tuaj ju do të parandaloni keqpërdorimet dhe do të garantoni votën e qytetarit. Puna e vëzhguesit ndahet në dy pjesë me rëndësi të barabarta. Pjesa e parë ka të bëjë me vëzhgimin e procesit të votimit dhe pjesa e dytë me vëzhgimin e numërimit të votave pas mbylljes së vendvotimeve. Prandaj, përqendrimi i juaj është i domosdoshëm për sigurimin e një të ardhme demokratike të shoqërisë sonë”, theksoi Nderim Pasuli, kandidati për asamblenë komunale të Prizrenit, i cili ishte edhe ligjërues dhe trajnues i vëzhguesve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rinumërimi zbardh manipulim industrial votash në Prizren

Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, për llogari...

Mushkolaj: Dyshimet për hajni më të madhe janë në Prizren

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin Debat Plus ka komentuar lidhur me kandidatët e subjekteve politike, për të cilët pas rinumërimit ka rezultuar se kanë pasur mijëra vota më...

Lajmet e Fundit