9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Buja mori pjesë në “Panairin e librit për fëmijë”

rame buja me nxenesMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, kanë vizituar sot “Panairin e librit për fëmijë”, i cili është organizuar nga Basic Education Program (Programi për Arsim Themelor) i USAID-it.

Ministri Buja këtë ngjarje e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë, për faktin që aktivitete të kësaj natyre e ngrisin vetëdijen e nxënësve për rëndësinë e të lexuarit të hershëm.

“Ne jemi të lumtur që kemi realizuar këtë gjë. Është një aktivitet që sensibilizon fëmijët duke pasur libra të veçantë, duke i futur në garë ata, duke i sensibilizuar për çështjen e leximit”, është shprehur ministri Buja.

Ministri Buja, po ashtu, tha se kjo ngjarje është një mrekulli për fillim vitin shkollor, ndërkaq shprehu bindjen se fëmijët, duke i parë këta libra, madje duke i bërë vet disa prej tyre, do të jenë lexues të mirë.

Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, tha se të lexuarit e hershëm është gur-themel i të gjitha programeve arsimore të USAID-it. “USAID-i është shumë i lumtur që i bashkëngjitet Ministrisë së Arsimit, në këtë eveniment të veçantë. Ne jemi këtu që të festojmë së bashku me fëmijët dhe të tregojm rëndësinë e të lexuarit në jetën e tyre”, u shpreh Shauket.

Përveç ekspozimit të librave, tabelave dhe materialeve të tjera të leximit, programi organizon edhe aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete përfshijnë: një qendër leximi ku nxënësit praktikojnë leximin, shkrimin dhe shkathtësi të tjera komunikimi.

Ky panair është mundësi që botuesit nga Kosova, Shqiparia dhe Maqedonia të ekspozojnë librat e tyre për fëmijë. Në kuadër të Panairit të librit u ndanë shpërbime për “Biblioteka më e mirë e vitit”, dhe “Libri më i mirë i krijuar nga nxënësit e klasave 1-5”.

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Recidivisti suharekas: Sulmuesi i “mprehtë”, cak policinë (Video)

Policia e Kosovës është në telash me një person në Suharekë, i cili kryen vepra penale, por lirohet për shkaqe shëndetësore. Me këtë person, s’po...

Lajmet e Fundit