Bujkut nga Krusha e Madhe i ndodh e pa pritura, duke lëvruar i gjuhet ujku në traktor

Bujqit në Krushe të Madhe të Rahovecit gjatë punimit të tokës kanë parë disa ujq, madje njëri nga ta është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit.

Rastin e ka raportuar kryetari i fshatit Selami Hoti.

Postimi plotë:

S’PO DUKET TË JETË VIT I MBARË, UJQËRIT NË VERË. TË URITUR APO TË TRAZUAR!?

Ditë më parë, kushëri im, z. Enver Hoti u ankua se gjatë lëvrimit në mes Krushës e Nagavcit, i kishin dalur ujqërit dhe njëri bile i ishte hedhur në traktor (për fat, traktorin e ka me kabinë) dhe kishte shpëtuar nga më e keqja.

Kjo është përsëritur edhe në ditët në vijim dhe si pasojë ara i ka ngelur e pa lëvruar, por Enveri ka ngelur i traumatizuar nga kjo dukuri si dhe frikësohet që mos t’a pësojnë fëmijët.

Andaj, bëni kujdes!

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit