4 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Burg e gjobë për vjedhje të plehut e të farës së grurit

Gjykata e Prizrenit ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarve me iniciale A.G. nga Prizreni dhe B.G. nga fshati Atmaxhë e Prizrenit, të akuzuar për vjedhje të rëndë.

Dy të akuzuarit Gjykata i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar secilin me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti si dhe me gjobë në shumën prej 500 euro.

Aktakuza i ngarkonte 2 të akuzuarit me veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Ngjarja, sipas aktakuzës ka ndodhur më 17.11.2014 rreth orës 12:00, në fshatin Piranë të Prizrenit, në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale N.H.

Aktakuza sqaron se të dyshuarit, në bashkëveprim, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, i marrin pasurinë e luajtshme të dëmtuarit – pleh artificial dhe farë për grurë dhe dy dritare, në atë mënyrë shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mosprezencën e pronarit, dhe duke përdorur forcën dritaret e montuara të shtëpisë i zhvendosin, i marrin dhe ikin nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.

Kallxo.com ka raportuar për numrin në rritje të grabitjeve nëpër Kosovë.

Për dhjetë muaj, vetëm në Prishtinë, kanë ndodhur 59 grabitje të armatosura.

Në gjithë territorin e Kosovës, në të njëjtën periudhë në polici janë evidentuar 4 mijë e 92 raste të vjedhjeve.

Nëse numri i vjedhjeve llogaritet për ditë ose muaj, i bie që për 306 ditë sa ka periudha janar-tetor, në një ditë të kryhen 16 vjedhje ndërsa nëse llogaritet për muaj atëherë numri i tyre për një muaj do të ishte 490 vjedhje.

Më Shumë

Reshjet e dendura, Totaj: Po ballafaqohemi me një situatë emergjente

Qyteti i Prizrenit bashkë me fshatra, po përballet me gjendje më të rënduar pas reshjeve të dendura që nuk u ndalën për 24 orë...

Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pas më shumë se dy jave 42-vjeçari, Riza Thaqit nga Prizreni. Ai ishte shpallur i zhdukur nga...

Lajmet e Fundit