6.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

“Burrneshat” shpërblehet në Hong Kong

Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit është shpërblyer në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong, me çmimin kryesor Firebird për regji.

“Burrneshat” ishte bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë, Italisë, Zvicrës dhe Gjermanisë dhe pati premierën në Berlinale këtë vit. Filmi nuk fitoi asnjë çmim, mirëpo ai kapi vëmendjen e publikut dhe i hapi dyert një rrugëtimi ndërkombëtar.

Filmi i mbështetur në romanin e Elvira Dones, flet për Hanën, që shndërrohet në Mark, si shumë burrnesha të tjera në malësi. Fati i saj ndryshon me dashurinë dhe dëshirën për të zbuluar mundësitë e jetës.

N? rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrbacher, ndërsa në kastën e aktorëve përfshihen edhe Flonja Kodheli, Luan Jaha, Ilire Çelaj, etj.

Më Shumë

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Lajmet e Fundit