7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Bush në fushatë për Bushin

Ish-presidenti amerikan George W. Bush i është bashkuar fushatës elektorale në mbështetje të vëllait të tij Jeb, që synon të fitojë në nominimet e republikanëve.

Ai u takua me veteranë që morën pjesë në një miting në Karolinën e Jugut ditën e hënë, jo larg zgjedhjeve primare të ditës së shtunë.

Trashëgimia e George W. Bush është kritikuar ashpër nga pretendenti kryesor në kampin e republikanëve, Donald Trump.

Jeb Bush, ish-guvernator i Floridës, ka shpenzuar shumë para për fushatën e tij por nuk ka dhënë impaktin e duhur tek zgjedhësit.

Ai po përpiqet të arrijë Trump dhe senatorin e Teksasit Ted Cruz, që fituan respektivisht zgjedhjet në Nju Hempshër dhe Ajoua.

Familja Bush deri tani kishte qëndruar larg ambicjeve të Jeb për t’u përfshirë në garën presidenciale. Por javën e kaluar nëna e tij Barbara Bush, bashkëshorte e ish-presidentit George HW Bush, doli në mbështetje të tij.

Ndërsa të shtunën, Jeb doli në mbrojtje të presidencës së të vëllait, duke thënë se ai “ka ndërtuar një aparat sigurie që mban amerikanët të sigurtë”.

Në një debat televiziv, biznesmeni milioner Trump kritikoi presidencën e “W”, duke e akuzuar atë se gënjeu për motivet e luftës në Irak, e cila sipas tij ka destabilizuar Lindjen e Mesme.

Më Shumë

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Humbja e thellë në start të sezonit pranveror të Ligës së Parë, i ka kushtuar rëndë trajnerit të Lirisë, Liridon Leci. KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/1430800188460424 Tëvë 1 mëson...

Lajmet e Fundit