Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë inkuadrimin në Superligë.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ku mysafirët shënuan tri gola dhe përfituan nga paraqitja e dobët e skuadrës prizrenase. Liria nuk arriti të gjejë ritmin e duhur dhe gabimet në repartet u ndëshkuan shpejt nga Trepça ’89, raporton PrizrenPress.

Në pjesën e dytë pati përpjekje për reagim nga vendasit, por epërsia e krijuar më herët i dha qetësi skuadrës mysafire, e cila konfirmoi fitoren me golin e katërt, ndërsa Liria arriti të shënojë vetëm një herë.

Kjo humbje e vështirë e ndërlikon më tej pozitën e Lirisë në garën për Superligë dhe lë shumë për të reflektuar në vazhdim të kampionatit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Lajmet e Fundit