-0.2 C
Prizren
E enjte, 28 Janar, 2021

Buxheti i Kosovës rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro

Masat që Kosova ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, siç janë kufizimet në ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, shlyerja dhe shtyrja e obligimeve tatimore dhe masa tjera, vlerësohet se do të ndikojnë në uljen e të hyrave për buxhetin e Kosovës.

Institucionet përgjegjëse për mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të ndryshme financiare janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se nga parashikimet e bëra, buxheti i shtetit mund të ketë deri në 200 milionë euro më pak të hyra.

“Varësisht nga kohëzgjatja e problemit me pandeminë, në baza vjetore, parashikimet flasin për një rënie të mundshme kumulative të të hyrave tatimore nga 7,5 e deri në 12,5 për qind të buxhetit vjetor. Në terma monetar, kjo nënkupton që buxheti i shtetit mund të ketë deri në 200 milionë euro më pak të hyra se sa ato të kalkuluara në muajin shkurt”, ka thënë Bislimi.

Dy institucionet që kontribuojnë më së shumti në mbushjen e buxhetit të Kosovës janë Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2,3 miliardë euro. Sipas këtij buxheti, Doganat e Kosovë për arkën e shtetit duhet të grumbullojë mbi 1,2 miliard euro, ndërsa nga Administrata Tatimore e Kosovës rreth 600 milionë euro.

Grumbullimi i këtyre të hyrave pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit, konsiderohet të jetë vështirë e realizueshme, thonë zyrtarë të këtyre dy institucioneve.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj tha për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë bërë ndonjë parashikim se sa mund të jenë më pak të hyrat, por që në muajin mars vetëm se është vërejtur që ka rënie.

Murtezaj shton se për muajin mars në Administratën Tatimore të Kosovës, si pasojë e pandemisë, të hyrat do të jenë deri në 14 milionë euro më pak.

“Dëmi do të jetë shumëdimensional jo vetëm në aspektin e të hyrave, por do të jetë edhe në aspektin e zvogëlimit të likuiditetit të biznesit privat. Bazuar në planin e buxhetit për vitin 2020, është planifikuar që ATK-ja të mbledhë nga të hyrat një vlerë prej 557,5 milionë euro. Sikur të ishte në një ekonomi normale si para pandemisë, ne do të kishim arritur të realizojmë deri në fund të vitit këtë plan”, thotë Murtezaj.

Më pak ndikim nga pandemia me koronaviursion pritet të kenë të hyrat doganore. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk është vërejtur ndonjë rënie e të hyrave nga doganat, por ka rënie të importit.

“Si në të gjitha aspektet tjera, pandemia ka ndikuar edhe në Doganën e Kosovës, rrjedhimisht kemi një rënie të lehte të importit, por performanca e të hyrave për momentin është mbi vitin e kaluar. Për momentin jemi mbi vitin e kaluar, rreth 3,6 për qind apo 8 milionë euro më shumë”, tha Stavileci.

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të shumta me qëllim të ndaljes së përhapjes së koronavirusit. Shumë biznese private të cilat kanë ushtruar veprimtari të ndryshme janë mbyllur.

Masat kundër përhapjes së koronavirusit kanë nisur që nga 13 marsi, kur edhe ishin paraqitur rastet e para me infeksionin, COVOD-19. /REL

- Advertisement -

Më Shumë

Kandidatët për deputetë të VV-së në Prizren kërkuan besimin e votuesve në Hoqë dhe Brestofc

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë zhvilluar dje takimet e tyre paraelektorale. Ata janë takuar me votuesit e fshatit Hoqë dhe Brestofc, “Në...

Ndahen përfundimisht Besa Gashi dhe Albert Krasniqi

Vetëm një javë pasi u raportua se “Miss Kosova 2013”, Mirjeta Shala, i dha fund martesës së saj, vjen lajmi se edhe një tjetër...

Limaj në Prizren: Me fitoren tonë, fiton zëri dhe vlera e UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot banorët e disa fshatrave të Prizrenit. Limaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duke thënë se me...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person është therur me thikë ditën e martë në Prizren. Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40. “Është arrestuar i dyshuari...

I riu vrau të dashurën 17-vjeçare për shkaqe xhelozie

Trupi i pajetë i një 17-vjeçareje u gjet  i hedhur në një zonë të thellë në Monte San Calogero, Palermo, pasi u vra nga...

Conte mund të përballet me një dënim të gjatë pas përjashtimit me të kuq dhe përplasjes me gjyqtarin në tunel

Trajneri i Interit, Antonio Conte thuhet se mund të përballet me një ndalim të gjatë pasi ‘pothuajse u përplas fizikisht’ me gjyqtarin Fabio Maresca...

Nga e diela, mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë. Përmes një njoftimi, nga kjo Ambasadë...

Aksident në Prizren, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prizren, njofton policia e Kosovës. Lëndim trupor kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjere...

Haradinaj: Rahoveci do të mbështetet ekonomikisht nga programi që AAK ka hartuar për qeverisjen e ardhshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Rahovecin. Ai ka thënë se banorët e Rahovecit do të mbështeten ekonomikisht nga...

Kandidatët e LDK-së për deputetë u takuan me elektoratin e lagjes “Arbana” dhe “Jeta e Re”

Kandidatët për deputetë nga LDK-ja në Prizren kanë vazhduar takimet parazgjedhore të 14 shkurtit. Ata janë takuar me elektoratin e lagjes “Arbana” dhe “Jeta e...

Kaos nga stuhia e borës, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat në SHBA

Më shumë se 200 fluturime u anuluan për shkak të stuhisë që goditi pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara dhe që solli deri në...

Kandidatët e VV-së për deputetë në Prizren marrin mbështetje në Randobravë

Kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes në Prizren kanë marrë mbështetje nga votuesit e fshatit Randobravë. “Sonte, edhe Randobrava i tha PO referendumit të 14 shkurtit”,...

Shkelet një këmbësor në Prizren

Një këmbësor është shkalur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së vozitësit të veturës. “Ka ndodhur aksident trafiku ku ngasësi i veturës me...

PDK-ja merr mbështetje në Has dhe Përdrini

Kandidatët për deputetë të PDK-së kanë kërkuar besimin e votuesve në Has dhe Përdrini. Ata janë ndarë të kënaqur me mobilizimin e banorëve të kësaj...

Gastronomët politikanëve: Na bosh, ju plotë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi kanë dal kundër masave që janë marr nga qeveria pasi konsiderojnë se shkelen të drejtat e...

Lideri mund ta thellojë krizën e Prishtinës

Cilësia e përafërt e skuadrave bën që gara në Superligën e Kosovës në basketboll të jetë goxha interesante. Ndonëse shikuesit po mungojnë, në ndeshje...

Lajmet e Fundit