6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Calhanoglu zgjodhi Interin para milionave nga Arabia Saudite

Hakan Calhanoglu e shikon të ardhmen vetëm te Inter-i, madje turku refuzoi milionat nga Al Hilal i Arabisë Saudite për të qëndruar te zikaltrit, raportojnë mediat në Itali.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon një prapaskenë nga merkato e verës së kaluar, ku kryesuesit aktual të Ligës Pro Saudite, Al Hilal u afruan te Inter-i për Calhanoglu.

Oferta e sauditëve ishte një kontratë katërvjeçare me 18 milionë euro në sezon. Por, ata morën refuzimin e mesfushorit. Kjo ndonëse paga në Arabi ishte trefish më e lartë se ajo që ai përfiton aktualisht te Inter-i.

Megjithatë, oferta e Al Hilal në fakt do të jetë e vlefshme edhe në qershor 2024, ndoshta kur Calhanoglu të ketë fituar “mjaftueshëm” me Inter-in.

Tani, megjithatë, është e parakohshme të trajtohet kjo temë, sepse mesfushori 29-vjeçar i lindur në Mannheim të Gjermanisë, ka në mendje vetëm Inter-in dhe vendosjen e yllit të dytë në fanellë. Pa harruar Champions League ku sezonin e kaluar skuadra e Simone Inzaghi-t u ndal në finale nga Manchester City.

https://albanianpost.com/

Previous article
Next article

Më Shumë

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit