7.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Capello: Ronaldo talenti më i madh, por me të nuk fitonim

Fabio Capello dhe Ronaldo Nazario de Lima punuan me njëri-tjetrin për gjysmë viti te Real Madridi.

Nga korriku 2006 deri në janar 2007, datë në të cilën braziliani u nis për në Milano. Gjashtë muaj në të cilët trajneri italian kishte kohë të shihte se sulmuesi brazilian kishte një talent të jashtëzakonshëm dhe se futbolli nuk ishte më përparësia e tij.

Në një bisedë me televizionin Sky Sport, Capello kujton se si ishte marrëdhënia e tij me Ronaldon me të cilin tani ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme.

“Talenti më i madh që kam trajnuar është Ronaldo, i pakrahasueshëm. Dhe në të njëjtën kohë ai ishte ai që krijoi problemet më të mëdha për mua në dhomën e veshjes. Ai dikur organizonte festa, çdo gjë. Një herë Van Nistelrooy më tha: mister, këtu në dhomën e zhveshjes bie erë alkool.

Trajneri italian kujton që atë sezon, skuadra filloi të shkëputej dhe kjo përkonte me largimin e brazilianit drejt Milanit. “Kur Ronaldo shkoi në Milano, ne nisëm të fitonim, por nëse flasim për talent, ai ishte më i madhi, pa dyshim.”

Capello sqaroi se ai ka një marrëdhënie të mirë me Ronaldon dhe se kur takohen bisedojnë me dashuri dhe me kënaqësi.

Më Shumë

Caktimi i paraburgimit për 9 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren, Apeli e kthen rastin në rivendosje

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke e kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të paraburgimit ndaj D.Sh., J.H.,...

Bashkimi zyrtarizon Josh Nzeakor

Bashkimi ka bërë zyrtare përforcimin e radhës, duke firmosur me basketbollistin amerikan Josh Nzeakor. Lajmi u bë publik përmes rrjeteve sociale të klubit, raporton...

Lajmet e Fundit