14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Çdo vit e më shtrenjtë, si kanë ndryshuar çmimet e produkteve ndër vite

Në Kosovë, gjatë muajit shtator janë rritur çmimet e artikujve deri në pesë për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shtrenjtimi ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

REL ka publikuar një infografikë që tregon se si janë rritur çmimet e produkteve nga viti 2010, shkruan Express.

Është rritur edhe çmimi i vezëve. 30 kokrra vezë në 2010’ën mund t’i bleje me 2 euro e 27 centë, derisa tash duhet të paguash 2 euro e 57 centë.

Edhe vaji është shtrenjtuar. Para 11 vitesh mund ta bleje një shishe vaj me 1 euro e 22 centë, e tash kushton 1 euro e 54 centë.

I vetmi produkt që i është ulur çmimi është sheqeri. 1kg sheqer në vitin 2010 kushtonte 75 centë, derisa tash kushton 73 centë.

Rritje ka shënuar edhe çmimi i fasules. Aktualisht një kilogram fasule kushton 2 euro e 54 centë, e në 2010’ën kushtonte 1 euro e 88 centë.

Janë rritur edhe çmimet e mollave. Një kilogramë mollë mund ta blije me 75 centë me herët, e tash duhet të paguani 1 euro e 14 centë.

Çmimi i patatEve është rritur për 20 centë. Tash kushton 59 centë, e më herët 39 centë.

Produkti që është shtrenjtuar më së shumti është kafeja. Nga 5 euro e 13 centë sa kushtonte kilogrami, tash është bërë 9 euro e 45 centë. /Express

 

 

 

Më Shumë

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit