Çeku u kërkon veteranëve t’i besojnë Komisionit Verifikues

AgimCeku5-30Udhëheqësi i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së Agim Çeku thotë se procesi i verifikimit të listave është në përfundim dhe se shtyrja e afatit për publikimin e tyre është bërë në pajtueshmëri me komandantët e zonave dhe vartësit e tyre për të shmangur ndonjë parregullsi.

“Komandantët e njësive tjera, zonave tjera kanë lyp pak më shumë kohë që të para se t’i publikojnë të kalojnë edhe një herë së bashku me komandantët e tyre dhe pikërisht janë në këtë faqe që sa më pak të ketë gabime, apo fare të mos ketë gabime”, tha Çeku për RTV21.

Çeku u ka kërkuar veteranëve që të besojnë në punën e Komisionit.

“Veteranët mos ta humbin shpresën, të kenë durim, të kenë besim që ne me seriozitetin më të madh do t’i trajtojmë ankesat e tyre në mënyrë që lista përfundimtare të jetë e saktë edhe e vërtetë”, tha Çeku.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit