KUR KRISËN PUSHKËT
NË “BREG TË DRINIT”
Celina e “Kronikës së
përgjakshme”
Sabahajdin Cena
Fshati Celinë shtrihet në rajonin e Anadrinit përkatësisht në pjesën jugperëndimore të Rahovecit. Është fshat rrafshinor me pjesë të buta kodrinor. Më 27 janar të vitit 1990 në altarin e lirisë ra dëshmori i parë i këtij fshati, Agron Haxhirizan Fetahu.
Por gjatë ditëve të para të ofensivës së mars-prillit të vitit 1999, në fshatin celinë u martirëzuan 75 viktima, e në mesin e tyre 29 gra e fëmijë. Atyre ditëve të Anadrinit të përgjakshëm tokën e Celinës e skuqën: Agim Ramadani, Ahmet Bajrami,Alban Rexhepi, Alban Zeqiri, Alma Zeqiri, Albulenë Zeqiri, Altin Zeqiri, Bajram Salihu, Bajram Zeqiri, Bedrush Hasani, Bejtullah Fetahu, Besart Zeqiri, Bledard Zeqiri, Burbuqe Zeqiri, Dashurije Salihu, Daver Rexhepi, Deervish Hajdari, Din Sinani, Driton Dina, Durgut Rexhepi, Elbasane Zeqiri, Fadil Abazi, Faik Salihu, Feride Hasani, Fetije Kadriu, Gëzim Salihu, Hajdar Rexhepi, Haki Rexhepi, Haki Ramadani, Hamëz Dina,
Hasan Sinani, Hida Dina, Hysni Ibrahimi,Ibrahim Fazliu, Isa Dina, Isamedin Rexhepi, Ismet Ramadani, Mejreme Salihu,Miftar Zeqiri, Mire Salihu, Mirvete Zeqiri,Mirvete Ukë Zeqiri, Muharrem Jemini, Muharrem Rexhepi, Naim Rexhepi, Nazlije Zeqiri, Nahit Fazliu, Nasim Rexhepi, Nijazi Rexhepi, Ramazan Salihu, Rasim Ramadani, Rrahman Dina, Sakip Rexhepi, Sadri Jemini, Sebahate Zeqiri, Selver Dina, Servete Salihu, Sinavere Jemini, Skënder Dina, Suzan Zeqiri, Shaip Jemini, Shani Rexhepi, Shaqir Dina, Shyqeri Sinani, Shyqeri Ramadani, Teki Rexhepi, Vefai Rexhepi, Xhafer Dina, Ylber Hasani dhe Zade Jemini.
LAVDI MARTIRËVE TË CELINËS!
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!