25.8 C
Prizren
E enjte, 18 Korrik, 2024

Challandes: Qëllimi im është të vazhdoj me Kosovën

Pas spekulimeve në mediat zvicerane se e ardhmja e Bernard Challandes në krye të Kombëtares së Kosovës është në pikëpyetje dhe varet nga kualifikimi ose jo i Kosovës në Evropian, trajneri zviceran, ka folur për portalin Futbolli.info, duke i hedhur poshtë spekulimet për ndarje me Dardanët.

“Sa i përket spekulimeve rreth vazhdimit të kontratës sime me FFK-në dua të bëj të qartë se qëllimi im është për ta vazhduar bashkëpunimin me FFK-në, siç jam i sigurt se ky është edhe qëllimi i drejtuesve të FFK-së. Problemi i vetëm aktualisht është situata me koronavirusin. Sapo të kalojë kjo periudhë jam i sigurt se do ta gjejmë zgjidhjen për vazhdimin e kontratës”, ka theksuar Challandes, transmeton Klan Kosova.

Ai tutje ka treguar se është në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Po, qëndroj vazhdimisht në kontakt me presidentin Agim Ademi dhe me pjesën tjetër të stafit. Ne i kemi idetë e njëjta për të vazhduar zhvillimin e ekipit kombëtar dhe ky fakt më bën optimist se ne do ta vazhdojmë pa problem bashkëpunimin tonë. Jam i lumtur me ekipin dhe me projektin në të cilin jemi duke punuar, por edhe me pjesën tjetër të organizimit dhe menaxhimit të Kombëtares”, ka shtuar tutje trajneri zviceran, i cili arriti rezultate të shkëlqyeshme me Dardanët.

Challandes edhe një herë ka theksuar se problemi i vetëm aktualisht është situata me pandeminë dhe për këtë gjë ka thënë se ka folur edhe në një intervistë për mediat zvicerane. “Po e përsërisë atë që e kam thënë edhe në një intervistë në Zvicër, që aktualisht ka prioritete tjera për shkak të Coronavirusit, kurse kur kjo situatë e pazakontë të përfundojë atëherë ne do të jemi edhe më shumë të fokusuar për ta përgatitur ekipin për dy ndeshjet e radhës që janë tejet të rëndësishme për ekipin kombëtar por edhe për Kosovën si shtet”, ka nënvizuar Challandes.

Ai ka thënë se tani nuk është koha të flitet për këto dy ndeshje ngase primar është shëndeti i futbollistëve dhe tejkalimi i pandemisë, në mënyrë që të gjithë t’i rikthehemi jetës normale dhe futbollit, por ka dhënë një mesazh falënderues për të gjithë ata që e rrethojnë në Kosovë.

“Dua që në radhë të parë ta falënderoj presidentin Ademi dhe gjithë stafin e Federatës për bashkëpunimin e mirë, organizimin profesional dhe trajtimin e mirë që ma bëjnë. Po ashtu, falënderoj edhe bashkëpunëtorët e mi, futbollistët dhe pa dyshim tifozët tanë të zjarrtë ‘Dardanët’, të cilët janë motiv shtesë për sukseset tona”, ka përfunduar Challandes. Sot gjatë ditës edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka deklaruar se bashkëpunimi me trajnerin zviceran do të vazhdojë pa asnjë dyshim.

Kosova në shtator pritet të luajë ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Evropian kundër Maqedonisë së Veriut, e cila është shtyrë dy herë si pasojë e Coronavirusit, derisa në rast fitoreje do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Gjerogji-Bjellorusi.

Më Shumë

DokuFest ka shpallur programin e dokumentarëve muzikorë

Tradita shumëvjeçare në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” për shfaqjen e programit të veçantë me dokumentarë muzikorë do të vijoj...

Kurti: Me Turqinë jemi shtete aleate, shkëmbimet kalojnë 1 miliard euro

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë, me rastin e “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të...

Lajmet e Fundit