1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Christopher Hill, bëhet qytetar nderi i Malishevës

Komuna e Malishevës e ka shpallur “Qytetar nderi” ish-ambasadorin amerikan, Christopher Hill, me motivacionin “Personalitet i shquar i politikës dhe diplomacisë amerikane, që ka dhënë ndihmesë të pa kursyer për krijimin e shtetit të Republikës së Kosovës”.

Kjo kërkesë u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e kuvendit komunal të kësaj qyteze, duke e cilësuar si një nderë i madh për Malishevën, duke pasur parasysh, kontributin e Hillit, para, gjatë dhe pas luftës, për Kosovën, por edhe lidhjen me Malishevën.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në këtë mbledhje, ka marrë vendim edhe për ndarjen e çmimeve tradicionale që ndahen me rastin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës, sipas nenit 9 të statutit të Komunës së Malishevës.

Çmimi për Trimëri dhe Heroizëm “Imer Krasniqi”, këtë vit ju nda Isa Hoxhës dhe Skënder Hotit, pjesëtarë të ish UÇK-së, përkatësisht të brigadave 122 dhe 121.

Çmimi për kontributin e dhënë shkollën shqipe “Hamdi Berisha”, ju nda Iliaz Zogajt dhe Mihrije Bytyçit.

Dhe çmimi për kontributin e dhënë në shëndetësi “Dr.Shpëtim Robaj”, ju nda Selim Krasniqit dhe Afrim Krasniqit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nëntë kryesues ndalohen për falsifikim të rezultateve në Rahovec, prokuroria kërkon paraburgim për ta

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit...

Presidenti Trump uron Kosovën, mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin...

Lajmet e Fundit