27.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Çifti nga Prizreni që lufton paragjykimet ndaj qenve endacakë

Shëtitja e qenit në rrugët e Prizrenit ka bërë që çifti bashkëshortor kosovaro-gjerman të përballet me përvoja të çuditshme. Duke i analizuar sjelljet e njerëzve kundrejt kafshëve e kryesisht qenve, çifti Isuf Bytyçi dhe Anna Fleischhauer kanë vendosur që të angazhohen më shumë në drejtim të eliminimit të paragjykimeve, keqkuptimeve e frikës në këtë drejtim.

Krahas adoptimit të disa qenve të rrugës dhe trajtimit të duhur të tyre, së fundmi kanë filluar edhe një nismë për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth kësaj çështjeje.

“Kemi pasë rastin që të jetojmë në qendër të qytetit për një kohë. Gjatë daljeve për shëtitje me qenin tonë gjithmonë kemi parë reagime të çuditshme. Kanë dominuar frika, mosvlerësimi, paragjykimi dhe këto kanë bërë që ne të ndërmarrim veprime, normalisht me mundësitë tona, që me kontribu që këto paragjykime dhe kjo frikë në raport me qentë ngadalë të zbuten”, ka thënë Bytyçi.

Ai pohon se bëhet fjalë për një nismë vullnetare, që ka lindur si pasojë e vështrimit të situatës se si shoqëria i trajton qentë e komunitetit, përkatësisht qentë endacakë.

“Ka shumë raste që duhet të vlerësohen se si trajtohen kafshët tek ne. Por ka edhe mjaft raste që në mungesë të informatave dhe dijenisë se si të trajtohen qentë e si të shmangen incidentet eventuale reagojnë me impulsivitet e me paragjykime. Përmes frikës kërkojnë zgjidhje të shpejta për eliminimin e problemit të qenve endacakë”, ka deklaruar Bytyçi.

Më Shumë

Vetura godet një vajzë 10 vjeçare në Dragash

Një aksident ka ndodhur në fshatin Buzëz tek rruga për fshatin Kuk të Dragashit. Nga ky aksident një fëmijë e moshës 10-vjeçare është aksidentuar. Komandanti...

Shpallet konkursi për regjistrimin e nxënësve në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren

Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2024/2025. Të gjithë nxënësit që kanë...

Lajmet e Fundit