“Cineplexx”, me mbi 300 mijë shikues në vit, synon të zgjerohet edhe në Prizren

Si rezultat i numrit të shikuesve, që disa herë kanë bërë që të thyhen rekorde për Ballkan, “Cineplexx Kosova” është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit edhe në qytete të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Udhëheqësit e kësaj kinemaje thonë se gjasat më të mëdha janë që kinemaja e dytë të hapet në Prizren, por një vendim i prerë ende nuk është marrë. Për një vit sa edhe funksionon kjo kinema – duke u bërë e dyta në kryeqytet pas gati 17 vjetësh kur publiku pati vetëm një ekran për të parë filma- ka mbledhur mbi 375 mijë shikues me 187 filma të shfaqur në mbi 11 mijë termine.

E gjithë ky sukses sipas drejtorit të “Cineplexx”, Milazim Salihu, lidhet me kushtet që ofrojnë. Sipas tij, ajo që po i tërheq vizitorët janë shërbimet.

“Ne besojmë se përveç kushteve dhe standardeve më të larta të kinemasë që ofrojmë, gjëja më atraktive për vizitorët tanë ka qenë e veçantë organizimi i ngjarjeve të ndryshme për premierat botërore, ku vazhdimisht i kemi shpërblyer klientët tanë me dhurata e shpërblime të ndryshme. Në këto evente klientët tanë kanë ardhur në numër të madh, duke thyer shpeshherë rekorde të premierave në gjithë Ballkanin”, ka thënë Salihu. Prej se është hapur “Cineplexx”, ai ka thënë se periudha më e mirë ka qenë muaji prill i vitit të kaluar, pasi që në program kanë pasur filmin “Fast & Furious 8” me të cilin kanë thyer rekord në gjithë Ballkanin me 27 mijë e 646 bileta të shitura…

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Lajmet e Fundit