Prizreni me stadium kombëtar

Kosova do të bëhet edhe me stadiumin e dytë kombëtar, i cili do të ndërtohet në Prizren.

Kjo është thënë nga Këshilltari i Ministrit të Sportit, Samir Hoxha, në emisonin “Sporti Total” në KTV.

Hoxha ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës shumë shpejt do të nënshkruajë marrëveshje me Ministrinë e Sportit të Turqisë që të fillojnë bashkëpunimin për ndërtimin e një stadiumi në qytetin e Prizrenit.

Krahas Prizrenit, stadium kombëtar do të ndërtohet edhe në Drenas.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për zhvendosjen e lokacionit të stadiumit kombëtar nga Prishtina në Komunën e Drenasit.

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit