Ndonjëherë shpresojmë shumë, por duhet vetëdijësuar rëndësinë e dhënies.
- “Sot nuk ke jetuar nëse nuk ke bërë diçka për personin i cili nuk ka mundësi të ta kthejë” – John Bunyan
- “Jeta është tepër e shkurtë që një ditë të zgjoheni të penduar.
Për këtë, dashuroni njerëzit që ndaj jush sillen me respekt.
Nëse ju ofrohet mundësi e dytë, kape me dy duar.
Nëse ndryshon jetën tënde, epo le të bëhet!
Askush nuk ka thënë se jeta është e lehtë, kanë thënë vetëm, se i a vlenë! – Harvey MacKay
Ka shumë fjalë, por porosia është e thjeshtë: jeto me mushkëri të plota.
- Letër e Korintasve
Dashuria është e durueshme, dashuria kryen shërbim, ajo nuk xhelozon, ajo nuk bën asnjë të keqe, nuk kërkon përfitime, nuk zemërohet, ajo nuk i gëzohet padrejtësisë, por e gjenë gëzimin e saj në të vërtetën. Ajo falë gjithçka, beson gjithçka, ajo duron gjithçka.
- “Nëse nuk e thuani të vërtetën për vete, nuk mund ta thoni as për njerëzit e tjerë” – Virginia Woolf
Nëse nuk jeni i sinqertë me veten, mos përhapni gënjeshtra për të tjerët. Kjo është hipokrizi.
- “Njerëzit harrojnë çka keni thënë, harrojnë edhe atë që keni bërë, por kurrë nuk harrojnë se si janë ndjerë për shkakun tuaj” – Maya Angelou
Niveli emocional i lidhjes me njerëzit është më me rëndësi. Vetëm një buzëqeshje ndaj dikujt, për atë person mund të vlejë gjithçka dhe t’i ndryshojë rrjedhën e ditës.
- “Më mirë të urrejnë për atë që je se sa të duan për atë që nuk je” – André Gide
Nganjëherë duam aq shumë t’i kënaqim të tjerët sa që e humbim identitetin personal. Nëse nuk i pëlqen njerëzve ashtu siç je, s’ka gjë.
- “Më parë duhet të mësojmë ta duam veten, me të gjitha të mirat dhe të metat. Nëse nuk mund ta duam veten, nuk mund t’i duam plotësisht as të tjerët” – John Lennon
Duhet ta duam çdo pjesë tonën.
- “Bëhu ndryshimi që dëshiron ta shikosh në botë” – Mahatma Gandhi
Hapi i parë është që ti të ndërmarrësh diçka për të ndryshuar diçka.
- “Është e vërtetë – të gjithë do të ju lëndojnë, por duhet t’i gjeni ata për të cilët vërtetë vlenë të vuani – Bob Marley
Duam të mendojmë më të mirën për njerëzit e afërm, por do të na zhgënjejnë në këtë apo atë mënyrë sepse janë njerëz. Duhet dalluar ata për të cilët vlenë të mundoheni dhe ata për të cilët nuk vlenë.
- “Fatin mund ta gjejmë madje edhe në kohërat më të zymta, nëse vetëm një person kujtohet ta ndezë dritën” – Steve Kloves (i njohur si Albus Dumbledore)
Çdo gjë e keqe që ndodhë sigurisht sjell diçka të mirë nëse e përzgjedh ta shohësh kështu. Lumturia është përzgjedhje, kurse pozitiviteti virtyt./femra.net/