11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Çka thotë Eqa për zgedhjet në LDK?

Eqrem Kryeziun nuk është duke e lëshuar sharmi në përgjigjet e tij sa herë që flet për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tashmë larg vlimit të brendshëm të konkurrencës, ai nuk ka dëshirë të thotë nëse po e përcjell procesin e brendshëm zgjedhor në të cilin ka hyrë partia ku ai dikur përbënte një nga figurat kryesore dhe nëse ky zhvillim mund të lavdërohet ose jo për rregullsinë.

Mirëpo, ka një përgjigje që flet.

“Çfarë njoh unë për procesin zgjedhor, mbi bazën e përvojës personale, nuk mund të flas, për ta ruajtur nga trandja opinion publik”, thotë ai për Politiko.net.

“Sidoqoftë, Shpura e Partisë e di. Besa edhe partitë e tjera e dinë shumë mirë”.

LDK pret të shkojë në Kuvendin Zgjedhor brenda pak kohe, në të cilin do ta determinojë rrugën që do ta ndjekë në vitet në vazhdim. Me elektoratin që kërkon reformë dhe fuqizim të saj, gara për lidership ende nuk është hapur zyrtarisht. Por, dy kandidatura për Kryetar pothuajse janë pranuar, nga Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu.

Eqrem Kryeziu ka dyshimet e veta. Ai thotë për Politiko.net se ka frikë që po kërkohet “vile rrushi në kaçubat e therrave”.

“Po të kishte vullnet fisnik, ka shpresë dhe ka mundësi të ruhet ajo trashëgimi e besimit, e shpresës dhe e solidarizimit, mbi të cilat qe ndërtuar LDK’ja”.

“Por, kam frikë se kërkojmë vile rrushi në kaçubat e therrave”.

Një tjetër emër që shihet si alternativë për ta marrë drejtimin e LDK’së është Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili, megjithatë, ende nuk ka pranuar se do të kandidojë për këtë post, ndonëse e ka lënë pak të hapur.

Kryeziu ka komentuar këtë mundësi, por duke rikujtuar premtimin elektoral të Hazirit për shamitë në shkolla, i cili ende nuk është realizuar.

“Madje, do të isha i gatshëm të loboj për këtë personalitet, sikur të ma lejonte një kioskë në Gjilan, ku do të shitja shamiçka për vajzuket e shkollimit fillor atje. Pleqërinë do ta kisha më komode”. / Politiko.net

Më Shumë

Kurti: Prizreni do të lidhet me Tetovën dhe Shkodrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë. “Rruga Prizren-Tetovë po...

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Lajmet e Fundit