11.1 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

‘Ç’ke o Luiz! Të ka ik ngjyra e fytyrës’, Olta dhe Qetsori bëhen bashkë kundër Luizit

Olta dhe Qetsori bëhen bashkë kundër Luizit! ‘Ç’ke o Luiz! Të ka ik ngjyra e fytyrës’.

Olta Gixhari duket se ka marrë “hov” nga hyrja e Qetsorit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ky i fundit duket se është afruar shumë me aktoren pasi kanë të njëjtën shenjestër “Luizin”.

Së fundmi teksa kanë qenë në kuzhinë ata janë përpjekur të ngacmojnë këngëtarin e njohur, i cili po kalonte pranë tyre.

“Je bërë qengj o Luiz. Po ku paske qenë, se të ka ikur ngjyra e fytyrës”, është shprehur Olta.

Luizi nga ana tjetër nuk ka reaguar, por vetëm i është drejtuar Qetsorit duke i thënë se pasi t’i mbarojë imuniteti do të merret me të. Në kushtet që janë për momentin, sipas Luizit nuk ia vlen.

Kujtojmë që këtë javë në nominim janë Antoneta, Shpati, Elvisi dhe Luizi. Duke qenë një nga të nominuarit, artisti nga Shkodra ka marrë provokime të shumta, ndonëse gjithmonë i ka kthyer me ironi.

Më Shumë

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

Lajmet e Fundit