Abrashi: Për Asociacionin po flasin vetëm partitë opozitare

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka bërë me dije se Qeveria dhe BE-ja nuk po flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Borrel dhe Lajçak në deklarimet e fundit nuk e kanë përmendur fare këtë çështje.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas tij, për çështjen e Asociacionit po flasin vetëm partitë opozitare.

Qeveria nuk po flet për asociacionin. Lajcak mbrëmë tha se asociacioni nuk është në agjendë. Borrel në konferencën për media pas takimit të 27 shkurtit foli 10-15 minuta pa e përmendur as edhe një herë asociacionin. Ironikisht, në Kosovë për asociacionin dhe rrezikun prej tij flasin më së shumti ata të cilët e kanë nënshkruar, votuar dhe arsyetuar gjatë krejt këtyre viteve”, ka shkruar Abrashi.

Deputeti i VV-së duket se ka harruar presionin e të gjithë aleatëve perëndimor që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për formimin e Asociacionit.

Më Shumë

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit