“Close Up” është filmi iranian që do të shfaqet prezantohet sonte për publikun në kuadër të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest”.
Filmi i regjisorit Abbas Kiarostami do të shfaqet në Prizren prej orës 20:00 në Kino Lumbardhi në kategorinë Tribute.
Filmi bën fjalë për një entuziast të frustruar filmi që pozonte sikur Mohsen Makhmalbaf dhe që më vonë arrestohet. Kjo ngjarje pasohet me një shkrim në një gazetë të përditshme të Tehranit, gjë që i jep idenë fillestare regjisorit për realizimin e një filmi gjysmë dokumentar që heton edhe të vërtetën psikologjike të rastit.
Filmi “Close Up” ka marr pjesë në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Ai është vlerësuar em çmimin special të jurisë në kuadër të festivalit “Fajr International Film Festival”, 1990 dhe me çmimin e kritikës për filmin më të mirë në Montr’al Festival of Neë Cinema, 1990.
Regjisori i këtij filmi Abbas Kiarostami ka lindur në Teheran të Iranit më 1940 ku u diplomua në fushën e arteve të bukura para se të fillonte punën si dizajner grafik .Më pas iu bashkua Qendrës për Zhvillim Intelektual për fëmijë dhe të rinjë, ku nisi seksionin e filmit , duke filluar karrierën e tij si regjisor në moshën 30.
Që atëherë ai ka bërë një numër të filmave dhe është bërë një nga figurat më të rëndësishme në kinemanë bashkëkohore iraniane dhe botërore. Abbas Kiarostami vdiq më 4 qershor të këtij viti në Paris, Francë./KultPlus.com