Çmimet e derivateve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, si dhe neni 1 paragrafi 2.1 të UA Nr. 09/2022 për ndryshimin dhe plotësimin e UA Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës me pakicë si në vijim: Pët secilin produkt të naftës, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.58 € për Litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.34 € për Litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.75 € për Litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 24/09/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Zbulohen 12 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Njësisë së Prizrenit kanë evidentuar dhe trajtuar 12 lidhje të paautorizuara në...

Lajmet e Fundit