4.8 C
Prizren
E diel, 27 Nëntor, 2022

Deputetja e AAK-së, Reshitaj: SBAShK është për zgjidhje, por jo për propozimin e dhënë nga Gola

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka propozuar që të zëvendësohet metoda aktuale e grevës me atë të mosdhënies së notave për nxënësit.

Në lidhje me këtë deputetja e AAK-së, që është në anëtare në komisionin për Arsim, Albena Reshitaj ka thënë se grevistët janë për një zgjidhje, por jo me atë që është dhënë nga kryetari i komisionit Gola.

“Ata janë për një zgjidhje që sa më parë ta ndërprenë grevën, por jo me këtë që është dhënë nga kryetari i komisionit Gola”, ka thënë Reshitaj në Klan Kosova.

“Arsyetimi i tyre kishte të bënte, se nuk është i ligjshëm, kishin kuptuar nuk mund të bëhej një gjë e tillë”.

Ajo shtoi se grevistët nuk pranojnë një propozim të dhënë nga kryetari Gola, por pranojnë të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Në fakt nuk pranojnë një propozim të dhënë në kryetari Gola, por pranojnë të vazhdojnë bashkëpunimin dhe takimet, dhe normalisht të shohim një alternativ. Nuk thanë që nuk janë për një zgjidhje, por presin sipas tyre, të reflektojnë edhe nga qeveria”, deklaroi Reshitaj.

Më Shumë

Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave, e zhvendos më 30 nëntor

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u...

Gruaja nga Prizreni raporton se kunati e kërcënoi se do t’ia lëndonte fëmijët

Një grua nga Prizreni ka raportuar në Polici se kunati i saj i shkakton vazhdimisht dhunë psikike dhe se të premten e ka kanosur...

Lajmet e Fundit