Conte projekton sulmin ‘tmerrues’ tek Interi

Gazeta e madhe italiane “Corriere dello Sport” ka zbuluar sot se trajneri i Interit, Antonio Conte, po i bën planet pa sulmuesin Lautaro Martinez, por me tre zëvendësues të tij, të cilët do ta blindonin sulmin e udhëhequr nga Lukaku.

Gjithçka sugjeron që bomberi belg është i destinuar të jetë siguria e vetme për sulmin zikaltër, përpara sezonit të ardhshëm.

Lautaro, në fakt, është më shumë se kurrë i joshur nga Barcelona.

Sanchez, pasi t’i skadojë huazimi, do të kthehet te Manchester United.

Dhe së fundi, pasi t’i rinovohet kontrata deri në vitin 2021, “adoleshenti” Esposito do të shkojë në ndonjë ekip tjetër për t’i forcuar kockat.

 

Nën dritën e situatës, është e pashmangshme që Marotta dhe Ausilio të mos eksplorojnë në treg. Dhe kështu, emri i parë është Mertens, madje belgu në të vërtetë duket se është një hap larg. Ditët e fundit ka pasur edhe bisedime me përfaqësuesit e lojtarit.

Zëvendësimi ideal për Lautaro, si dhe goditja e shkëlqyeshme e sulmit, mund të jetë Werner, i cili nuk i ka ato karakteristika, në veçanti aftësinë për të luajtur pas portës.

Lukaku, Mertens, Werner, ndërsa sulmuesi i i katërt, për të blinduar këtë repart të Contes është Dembele i Lyonit.

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Lajmet e Fundit