8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Conte rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri Tottenham-it, Antonio Conte, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez, të cilët thanë se Conte ka qenë në izolim prej disa ditësh, por nuk vuan nga asnjë simptomë dhe në përgjithësi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Andaj, në bazë të kësaj klubi anglez shpreson se trajneri i tyre do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Brighton-it më 16 prill, duke besuar se ai do të mbetet pa simptoma.

52 vjeçari ka kishte thënë më herët se ishte vaksinuar kundër Coronavirusit dhe për këtë gjë ai shpreson që ta kalojë sa më shpejtë.

Kujtojmë që Tottenham-i po kalon në formë shumë të mirë në kohët e fundit. Ata tani janë futur seriozisht në garën për vendin e katërt (pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve).

Ata momentalisht kanë 57 pikë, tri më shumë se Arsenal-i i vendit të pestë, por të cilët kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit