Të vërtetat për Astritin

Nga Dardan Molliqaj

Astrit Dehari ka qenë një prej shokëve tanë më të mirë. Do ta kujtojmë gjithmonë kështu. Ai ka ndërruar jetë në dorë të shtetit, dhe kjo është një arsye më shumë për të kërkuar deri në fund zbardhjen dhe sqarimin e çdo rrethane mbi vdekjen e tij.

Tash që e kemi pushtetin e ri, të vërtetës për Astritin duhet t’i shkojmë deri në fund, por jo duke shpallur verdikte në krye të herës, të cilit ia nënshtrojmë provat pastaj. Anasjelltas është rruga drejt të vërtetës.

E vërteta duhet kërkuar dhe do ta kërkojmë, por mënyra e trajtimit të këtij rasti ka nxjerrë në pah një të vërtetë tjetër: të vërtetën e LV-së.

Kush dëshiron ta kuptojë partinë në pushtet përmes një rasti, ju lutem përcjelleni rastin e Astritit. Nuk ekziston edhe një ilustrim më i qartë për natyrën dhe përmasat e instrumentalizimit të një çështjeje sesa çfarë tha e bëri VV përmes këtij rasti. Emri i tij dhe vdekja e tij është përdorur për luftë të brendshme e të jashtme. Atëbotë, Kurti dhe një grup rreth tij hynë në shpirtrat e njerëzve duke përdorur dhimbjen sikur ushujzat gjakun.

Është e vërteta sepse është kapërcyell drejt një faze të re. Është bash momenti kur garanca historike bëhet veç instancë legjitimuese, kurse shtysa për pushtet shtyn secilin kufi. Sakaq ajo zbraz prirjet e brendshme prej virtyti brenda një subjekti.

Tash heshtin. Pushteti vazhdon. Kush po mërzitet për raportin e Institutit nga Zvicra? Rasti i Astritit ka kryer punë.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit