-3.9 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Courtney Cohen, juriste në Forcat Speciale Ushtarake të SHBA-së mbajti ligjëratë në UPZ

DSC_7520Para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti”, Kapitene Courtney Cohen, Juriste në Forcat Speciale Ushtarake të SHBA sot ndau përvojën e saj personale si juriste në ushtrinë amerikane dhe bëri një gërshetim në mes të ngjarjeve kryesore historike dhe pozitës aktuale të gruas në shoqëri.

Paraprakisht ajo u takua me rektorin e UPZ-së, Ramë Vataj të cilin e ka falënderuar për mundësimin e realizimit të këtij aktiviteti në UPZ. Rektori Vataj i njoftoi me të arriturat e këtij universiteti dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet.

Prezent ishte edhe znj. Michelle Lakomy, Këshilltare e lartë në Departamentin e drejtësisë , Ambasada Amerikane dhe Ervehe Gashi, Zëvendës Koordinatore, Forumi i Grave Prokurore dhe Gjyqtare, Dega e Prizrenit. Ky aktivitet është organizuar nga Ambasada Amerikane, Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës me mbështetjen edhe të UPZ-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe...

Fletëvotimet e dyshimta në Rahovec, Kryeziu i quan lëshime teknike: E kemi paraqitur rastin

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec, në shkollën  “Isa Boletini”, 4 mijë fletëvotime kanë qenë me shenja. Menaxheri i kësaj qendre, Sakip...

Lajmet e Fundit